E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Rrjeti i al-Kaidas i pafuqishëm

Shërbimet sekrete amerikane theksojnë një sërë faktorësh që kanë sjellë dobësimin e rrjetit më të madhe terrorist në botë.

Ndërkohë, e përditshmja “Washington Post” në një shkrim rendit faktorët që kanë sjellë dobësimin e al-Kaidas. Nga kryesorët janë, infiltrimi në masë i agjentëve të shërbimeve sekrete dhe bashkëpunimi i qeverive dhe shteteve përkatëse në luftën ndaj terrorizmit, veçanërisht i Pakistanit dhe Afganistanit.
 
Rezultate pozitive janë arritur në eliminimin e dhjetëra liderëve lokalë të al-Kaidas në një sërë vendesh, kryesisht në Lindjen e Mesme, Afganistan, Pakistan dhe Afrikën e Veriut. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›