E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takon amb. Raunig: Austria mbështetje Shqipërisë

Marrëdheniet e shkëlqyera mes dy vendeve, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, dhe, në mënyrë të veçantë procesi i liberalizimit të vizave, ishin temat kryesore që u diskutuan gjatë këtij takimi. 

“Marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona, duke shprehur njëkohësisht vlerësimin e palës shqiptare për ndihmën tepër të çmueshme që Austria i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha kryediploamti shqiptar.  Z. Meta shtoi se “Austria është një partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë gjatë procesit të liberalizimit të vizave dhe integrimit të plotë europian”. Ambasadori Raunig theksoi se qeveria e tij “do të vazhdojë të përkrahë brenda BE-së, përfundimin sa më të shpejtë të proçesit integrues të Shqipërisë”.
 
Ambasadori Raunig vlerësoi gjithashtu “marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve” dhe rikonfirmoi “angazhimin e palës austriake për ti thelluar akoma më shumë ato”. Në këtë kuadër, vijoi më tej Ambasadori Raunig, “vizita e ardhshme e Ministrit të Jashtëm austriak, z. Michael Spindelegger, në Tiranë, është një tjetër fakt që tregon rëndësinë që Austria i kushton forcimit të këtyre marrëdhënieve”. 

Vizita e Ministrit të Jashtëm Austriak në Tiranë u konfirmua për datën 8 Tetor 2009.

Ndërkohë, po dje Meta ka pritur në një takm Ambasadorin e Greqisë në Tiranë z. Nikolas Pazios.  Të dy palët konfirmuan vlerësimin se mes të dy vendeve tona ka një nivel të shkëlqyer të marrëdhënieve të bashkëpunimit në të gjitha fushat, dëshmi kjo e vullnetit politik mes të dy qeverive dhe bazë solide për të vijuar në thellimin e tyre në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori Pazios siguroi se “konsolidimi dhe thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, për vetë marrëdhëniet tradicionale dhe interesave të përbashkëta, është prioritet i natyrshëm dhe afatgjatë i politikës së jashtme të Greqisë”. Ai ka theksuar se “Greqia do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe do të mbështesë pa rezerva integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vullnet ky, tashmë i dëshmuar gjatë anëtarësimit të saj në NATO”.     

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›