E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Rumani, bisedime për sistemin anti-raketë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Romania do të nisin zyrtarisht bisedimet mbi përfshirjen e Bukureshtit në sistemin amerikan anti-raketë.

Lajmi është njoftuar nga Sekretari i Shtetit për çështjet Strategjike në Ministrinë e Jashtme rumune, Bogdan Auresku dhe zv/sekretarja e Departamentit të Shtetit, Elen Tausher, e cila ndodhet për një vizitë dy ditore në Rumani.

Nëse palët bien dakort pritet që në ditët e ardhshme të publikohen më shume detaje rreth marrëveshjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›