SHBA, Rumni premton miliona vende pune

Nën ethet e një situate parazgjedhore, Rumni u bëri thirrje amerikanëve që ta kthenin faqen e viteve Obama, për të ecur me të drejt një të ardhme më të mirë.
Duke pranuar para partisë së tij në Tampa, Florida, emërimin republikan, ai u angazhua të ripërsëriste premtimin për një Amerikë më të mirë dhe kritikoi bilancin e presidentit aktual, Barak Obama.
“Amerika ka nevojë sot për më tepër vende pune. Unë uroj që Presidenti Obama të ketë sukses, sepse unë dua që Amerika të ketë sukses. Por, premtimet e tij i hapën rrugën një pakënaqësie dhe ndarje”, deklaroi Rumni para turmës.
Nën moton “Beso” dhe “Mit", ai shtoi, duke thënë: "Kjo është diçka që ne nuk duhet ta pranojmë. Tani është momenti që ne të bëjmë diçka, dhe me ndihmën tuaj ne do të bëjmë diçka”.
Kandidati republikan, Mit Rumni, që do të përballet me presidentin demokrat, Barak Obama për Shtëpinë e Bardhë në nëntor, lëshoi një deklaratë të fortë në drejtim të Obamës duke thënë që “ai kërkon të shpëtojë Amerikën, por më parë duhet të shpëtojë familjen e tij”, duke iu referuar ndoshta publikimit të disa fotove nudo të mamasë së Presidentit.
Këto deklarata janë si një thirrje për amerikanët, por edhe paralajmëruese të një fushate të ashpër mes dy kandidatëve./Start/E.G/
2012-08-31 19:06