E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine goditet nga një tërmet, pritet tsunam

Alarmi i tsunamit u dha nga Qendra e Vëzhgimit të Cunameve në Paqësor që e vlerëson situatën tejet të rrezikshme duke prezantuar edhe një hartë të gjërë të vendeve që rrezikohen nga dallgët gjigante.

Sipas Institutit Sizmiologjik Amerikan, “USGS”, epiqendra e tërmetit u regjistrua 139 kilometra në lindje të Sulangan në Filipine në një thellësi prej 33 kilometrash.

“Tërmete me forcë të tillë mund të gjenerojnë tsuname shkatërruese brenda pak minutash në zonat përreth. Tsunamet rrezikojnë edhe zonat më të largëta që mund të preken brenda pak orësh”, thuhet në një deklaratë të Qendrës së Vëzhgimeve të Tsunameve në Paqësor.

Menjërë pas kësaj deklarate, autoritetet në Japoni, Filipine, Tajvan, Guam dhe Guinenë e Re u vendosën në gatishmëri, për të filluar menjëherë zhvendosjen e banorëve nga zonat bregdetare nga frika e gjenerimit të një tsunami.

Sipas disa burimeve zyrtare raportohet se tërmeti ka shkatërruar shumë banesa dhe ura, por ende nuk dihet nëse ka apo jo viktima, por thuhet se mjaft zona që rrezikohen drejtëpërdrejtë kanë filluar të evakuohen.

Kjo zonë është e njohur për aktivitetin sizmik të lartë. Pikërisht, në tabanin Detit të Filipineve shtrihet ajo që sizmiologët dhe gjeologët e quajnë Pllaka e Paqësorit, lëvizjet e së cilës jo rrallë shkaktojnë tërmete të forta si ai i 17 gushtit të 1976-ës me magnitudë 7.9 të shkallës Rihter që shkaktoi rreth 8 mijë viktima në Filipine dhe vendet përreth./Start/

                                                                                             2012-08-31 16:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›