E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Sarah Palin divorcohet nga Fox News

Ndahen rrugët mes Sarah Palin dhe “Fox News”.

Televizioni më i dashur nga e djathta amerikane ka bërë të ditur se ka qenë vet ish-kandidatja e John McCain, për zëvendës presidente të Shteteve të Bashkuara, ajo që i ka dhënë fund bashkëpunimit si opinioniste e superpaguar, që lindi në vitin 2010.

Bëhet e ditur se kontrata e saj parashikonte një fitim prej 1 milion dollarësh në vit. Raportet, mes ish-guvernatoren republikane të Alaskës dhe ish-yllit të “Tea Party”, dhe televizionit janë vështirësuar së tepërmi, për shkak se Palin nuk ndihej më e vlerësuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›