E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Senati hedh poshte pese plane te ndryshme per buxhetin e vitit 2013

Ashtu sic pritej Senati i Shteteve te Bashkuara hodhi poshte dje pese plane te ndryshme te buxhetit per vitin 2013 duke perfshire edhe nje te ngjashem me ate qe eshte paraqitur nga Presidenti Barak Obama.

Ligjvenesit hodhen poshte njezeri planin e paraqitur nga republikanet dhe te mbeshtetur ne buxhetin e presidentit me 99 vota kunder dhe asnje pro. Partia Demokratike e Presidentit Obama e quajti votimin akt politik te panevojshem pasi marreveshja e arritur vitin e kaluar per kufirin e borxhit permbante kufij shpenzimesh.

Senati hodhi gjithashtu poshte edhe kater propozime te tjera te paraqitura nga repubikanet.

Votimi pasoi nje dite debatesh gjate te ciles senatoret nga te dy partite akuzuar njera tjetern si te papergjegjshme lidhur me shpenzimet qeveritare dhe shkrutimin e deficitit.

Planet e republikaneve synojne te vene ne dukje se shumica demokrate nuk ka qene ne gjendje te hartoje planin e buxhetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›