E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi thote se vullneti politik do te zgjidhte ceshtjet kyce ne vend

Presidenti i Shqiperise Bamir Topi thote se zgjedhja e pasaradhesit te tij duhet bere me konsensus per te miren e vendit jo thjesht sepse thone nderkombetaret. Presidenti Topi ne nje interviste per Zerin e Amerikes nga Nju Jorku dje tha se te gjithe faktoret ne Shqiperi duhet te kontribuojne ne reformimin e sistemit te drejtesise dhe se nje tregues ne seriozitetin e raformave do te ishte heqja e imunitetit per politikane prokurore dhe gjykates. Zoti Topi foli edhe per gjendjen ekonomike dhe per debatin per nenkryetarin e KLD-se.

Zeri i Amerikes Zoti President paqendrueshmeria politike ne Greqi ka nxjerre perseri ne plan te pare shqetesimet per perkeqesimin e gjendjes ekonomike ne Europe. Kryeministri britanik Cameron tha dje se monedha e perbashket Euro po vihet ne pikepyetje. Vendi juaj nuk duket shume i shqetesuar nga kriza globale e borxheve. Si do ta percaktonit ju gjendjen ne te cilen ndodhet ekonomia shqiptare sot

President Bamir Topi Une mendoj se te flasesh per ekonomine behet gjithnje e me e komplikuar pasi Shqiperia pavaresisht nje ecurie relativisht pozitive qe ka pasur gjate ketyre viteve ka arsye te forta qe te ndihet e kercenuar nga kriza. Se pari sepse kjo eshte nje krize globale se dyti sepse ka prekur vende te rendesishme te Bashkimit Europian dhe aq me shume ka prekur vende qe jane fqinje me Shqiperine. Ne kontekstin e fundit une do ta lidhja kete me nje prani te madhe te emigracionit shqiptar qofte ne Greqi si dhe ne Itali. Keshtu qe nga kjo pikpamje te gjithe duhet te jene sensibel me kete situate dhe ajo qe thashe ne fjalimin tim te OKB-se eshte se askush nuk eshte i imunizuar nga kriza aq me shume qe kriza ekonomike ne momente te caktuara lidhet dhe me nje paqendrueshmeri te forte politike sikurse eshte rasti i Greqise qe ju e permendet.

Zeri i Amerikes Zoti President tju kthehemi zhvillimeve te dites ne Shqiperi. Procedurat per presidentin e ardhshem te vendit tuaj pritet te nisin javen e ardhshme nderkohe qe debatet hamendesimet spekullimet kane filluar tashme. Ndoshta kete pyetje une nuk do tjua shtroja nese ju nuk do te ishit terhequr nga gara per nje mandat te dyte dhe nuk do te kishit lene te kuptohej se do te angazhoheni aktivisht ne politike sic pritet. Pra cili eshte mendimi juaj per pasardhesin tuaj Nga komuniteti nderkombetar po kerkohet nje figure qe te perfaqesoje unitetin e popullit pra thene ndryshe nje president qe te jete i pranuar nga te gjitha palet. Ju si e gjykoni kete proces

President Bamir Topi Perpara se ta thone nderkombetaret e thote Kushtetuta e Shqiperise. Ne ne nje fare menyre po kujdesemi gjithnje e me shume qe te jemi ne rregull me ndjesine e nderkombetareve se sa me ate qe duhet te kemi ne konkretisht qofte si shoqeri qofte si institucione. Une do ta konsideroja jo fort elegante qe te merresha me identikitin e pasardhesit qe do te jete ne zyren e presidentit te Republikes por duke njohur tashme problematiken e atij institucioni por edhe lidhjet kushtetuese qe ky institucion ka me institucionet e tjera pra duke e pare ne nje fare menyre situaten ne pamje 3 dimensionale si qytetar si ish parlamentar por edhe si president une do ta konsideroja procesin e zgjedhjes se Presidentit jo vetem nga pikpamja kushtetuese por edhe nga fryma e zgjedhjes dhe ketu jam dakord me mjaft zera qe jo vetem duhet te jete nje process serioz e i kujdesshem por nga ana tjeter duhet te gjeje nje konsensus sa me te gjere. Marrja ne menyre shume te thjeshte e ketij problemi duke e konsideruar presidentin qofte edhe nga rradhet e nje vendimarrje te thjeshte mazhoritare me se paku do te paragjykohej per ecurine e ketij institucioni dhe per vendimarrje te rendesishme qe presin Shqiperine ne kuadrin e reformave te ndryshme ne kuadrin e nje klime te ekuilibruar ne politiken shqiptare por sidomos persa i perket rendesise se institucioneve te pavarura qe ato ta ruajne pavaresine e tyre ta zhvillojne kete pavaresi te rrisin integritetin e tyre qofte moral apo profesional dhe tek e fundit do te kemi nje Shqiperi akoma me te mire.

Zeri i Amerikes Zoti President nje prej pushteteve kryesore qe ne Shqiperi nuk funksionon sic duhet por qe ka ndikim te madh tek te gjithe zhvillimet ne vend eshte ai i drejtesise. Vitet e fundit drejtesia eshte vene ne prove me procese ku kane qene te perfshire edhe figura te larta te politikes qe ne nje menyre apo ne nje tjeter kane mbetur te paprekura. Nje pjese e analisteve thone se drejtesia ne vendin tuaj ka deshtuar. A ndani dhe ju te njejtin mendim

President Bamir Topi Jo une nuk do te isha kategorik. Une mendoj se zerat qe e identifikojne drejtesine si nje ceshtje qe ka nevoje patjeter te rigjenerohet besoj qe jane zera racionale dhe drejtesia qe te rigjenerohet qe te marre fizionomine vet ne kushtet e nje vendi qe aspiron te anetaresohet ne BE duhet patjeter qe te jete produkt i nje bashkepunimi te te gjithe zerave politike i nje vullneti politik te perbashket te reformave qe kane nevoje te zhvillohen me tej per sistemin e drejtesise por edhe te institucioneve te cilat kane nevoje patjeter qe te rrisin pergjegjesine e tyre qe te kene nje sistem drejtesie te pavarur por te pergjegjshem dhe nga kjo pikpamje une shfrytezoj rastin ne kete studio te nderuar per te thene qe vetem nepermjet reformave te cilat detyrimisht duhet te fillojne me heqjen e imunitetit ne menyre qe politikanet qofshin keta te karrigeve me te larta te shtetit por edhe gjyqtaret e prokuroret do te ndihen njesoj si qytetaret e duke u ndjere njesoj si qytetaret do te ndjehen te pergjegjshem per hallet qe kane qytetaret. Ketu nuk behet fjale vetem per ceshtje te cilat jane pjese e rendesishme e jetes politike por edhe per ceshtje te dites sikurse jane ceshtjet e pronave apo ceshtje te tjera qe kane nevoje per nje sistem drejtesie te drejte dhe korrekt.

Zeri i Amerikes Zoti President si kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise cfare pergjegjesie mbani ju per kete gjendje te drejtesise ne Shqiperi ku mendoni se calon vendi qe nuk ka nje sistem me funksional te drejtesise

President Bamir Topi Une mendoj qe asnje nga aktoret e rendesishem institucionale kur gjendja e drejtesise eshte e perkufizuar ne menyre te tille asnjeri nuk do te ndihej rehat. Sepse kjo patjeter kerkon qe ne kuadrin e reformave duhet te kete se pari nje mirkuptim politik. Ne kushtet kur ne Shqiperi ka pasur kohe pas kohe vakume te renda isntitucionale persa i perket jo vetem mungeses se miratimit te ligjeve por edhe mungeses se debatit politik dhe publik per kete ceshtje une mendoj qe cdo njeri aq me shume ata qe merren me vendim-marrjen politike duhet te ndihen keq. Por besoj qe te gjithe aktoret perfshire ketu edhe presidentin edhe parlamentaret te gjithe ata qe merren me ceshtje te drejtesise duhet te jene ne sinkron per te pare ku kane gabuar e sidomos per te pare se si duhet ecur me reformat ne vazhdim.

Zeri i Amerikes Disa jave me pare mes jush dhe shumices u hap nje debat i ashper ne lidhje me emerimin e nenkryetarit te KLD-se. Ju propozuat nje prej anetareve qe eshte gjyqtar por votimi ende nuk eshte bere. Jeni terhequr nga pozicioni juaj apo ka arsye te tjera per kete vonese.

President Bamir Topi Une nuk njoh terheqje ne linjen time ju e dini qe kam qene konsekuent. Problemi eshte tek nje vendimarrje racionale por ajo qe eshte shume e domosdoshme do te thoja eshte qe askush nuk duhet te mendoje qe dikush tjeter qe vjen mbrapa duhet te beje emerimet. Une mendoj qe kjo eshte vlera qe kane instiucionet. Institucioni i cilitdo mbyllet ne momentin qe atij i mbaron afati kushtetues dhe puna per ate qe vjen mbrapa fillon kur atij i nis afati kushtetues. Ketu nuk eshte ceshtje emrash dhe individesh ketu eshte ceshtje e stabilitetit dhe performances se institucioneve. Nga kjo pikpamje ne vijim te takimeve qe do te kete Keshilli i Larte i Drejtesise do te marre ne shqyrtim edhe kjo ceshtje sepse nuk mund te funksionoje ne kapacitet te plote ne rast se nga pikpamja strukturore keto institucione nuk plotesohen.

Zeri i Amerikes Gjykata Kushtetuese eshte me nje anetar mangut pas doreheqjes se gjyqtarit Petrit Plloci. Si do te veprohet per zevendesimin e tij. Do te dergoni ju nje emer tjeter apo parlamenti mund te zgjedhe mes tre emrave qe qendrojne prej disa muajsh ne parlament.

President Bamir Topi Njeri prej atyre emrave eshte riderguar ne parlament qe do te thote qe tani ceshtja eshte serish ne parlament pra do te thote qe nuk ka asnje lloj ineficence ne komunikimin midis dy institucioneve gjithshka eshte sipas rregullit kushtetues keshtu qe e ka ne dore parlamenti per ta verifikuar kete kandidature per ta votuar ose jo por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe Gjykata Kushtetuese duhet te funksionoje ne kapacitet te plote.

Zeri i Amerikes Ndonese prej disa muajsh ka nisur nje bashkepunim mes paleve politike duket gjithsesi prape se ky bashkepunim i ngjan nje procesi te sforcuar nen trysnine e BE-se dhe sfides se statusit te vendit kandidat qe kerkon te marre Shqiperia. Ju vini nga rradhet e larta te politikes dhe pritet te ktheheni ne te. Sipas gjykimit tuaj perse eshte e veshtire qe partite te merren vesh mes tyre te pakten per ato ceshtje te cilat jane me rendesi per te ardhmen e vendit

President Bamir Topi Mesa duket keto jane ceshtje te nje kulture politike e cila ende deshmon qe Shqiperia nuk e ka permbyllur periudhen e tranzicionit te saj. Kur ka vullnet politik ju keni pare qe gjerat realizohen ne menyre te rrufeshme ndersa kur nuk ka vullnet politik mund te perdoren me dhjetra argumente pse duhen bere dhe ato nuk behen. Fakti qe eshte diskutuar per mese dy vjet per nevojen domosdoshmerine e miratimit te Gjykates Administrative dhe ajo u realizua vetem brenda nje dite kur u shfaq vullneti politik tregon qe vullneti politik dhe vendimarrja politike parlamentare eshte prioritare sepse aty eshte vullneti i sovranit. Une mendoj qe kjo ka te beje me kulturen e partive politike dhe predispozicionin e tyre per te mos pare momentin por per te pare pertej ketij momenti qe do te thote perspektive e integrimit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›