E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Shenja kompromisi nga ligjvenes te te dyja partive per uljen e deficitit

Me afrimin e afatit te fundit per te ulur deficitin masiv buxhetor te Shteteve te Bashkuara ligjvenesit nga te dyja partite duket se po i zbusin qendrimet ideologjike me shpresen per arritjen e nje marreveshjeje dypaleshe qe do ta drejtonte Ameriken ne nje rruge me te shendoshe fiskale.  Korrespondenti Michael Bowman njofton nga Uashingtoni

Ekonomistet pohojne se qeveria amerikane duhet te shpenzoje me pak dhe te grumbulloje me shume te ardhura per arken e shtetit permes taksave per te ulur deficitin qe llogaritet ne triliona dollare. Por pjesa me e madhe e republikaneve jane kunder rritjes se taksave ne cdo forme dhe pjesa me e madhe e demokrateve kundershtojne shkurtime ne shpenzime qe do te demtonin programe ne ndihme te te varferve dhe te moshuarve. Si rezultat Kongresi eshte mberthyer ne nje qorrsokak politik ku asnjera parti nuk arrin te permbushe pikepamjet e saj dhe kompromisi eshte e vetmja rruge per te miratuar nje ligj.

Tani po shihet nje rreze shprese. Nderkohe qe mbeten vetem pak jave per te arritur shkurtime buxhetore ne masen 1.2 trilion dollare per 10 vjetet e ardhshem nje numer gjithnje ne rritje me ligjvenes nga te dyja partite po shkeputen nga qendrimet ideologjike me shpresen per te arritur nje konsensus per uljen e deficitit me 4 ose me shume trilione dollare.

Ligjenesi Majk Simpson nga shteti Ajdaho eshte nje nder dhjetera republikane te cilet tani e pranojne se nje rritje taksash eshte e nevojshme per te ardhurat qeveritare

Fakti eshte qe nuk mund te arrish shkurtime prej 4 trilione dollaresh pa rritur taksat. Shtimi i te ardhurave buxhetore eshte kyc per kete qellim.

Zoti Simpson i beri komentet per programin televiziv Fox News Sunday. Ai eshte nje nder autoret qe hartuan nje leter te nenshkruar tashme nga me shume se 100 ligjvenes nga te dyja partite ku behet thirrje per nje kombinim te shkurtimit ne shpenzime dhe rritje te te ardhurave nga taksat per te ulur deficitin.

Nje tjeter bashkautor i letres eshte ligjvenesi demokrat Heath Shuler nga Karolina e Veriut i cili thote se partia e tij duhet te pranoje shkurtime te ndjeshme buxhetore ne te mire te mbarevajtjes financiare te vendit. Ai i beri komentet per emisionin Fox News Sunday

Ne menyre qe ti mbrojme keto programe federale duhet te garantojme qe kane burime financiare afat-gjata por duhet te eliminojme shperdorimet dhe manipulimet qe kane ekzistuar prej vitesh ne keto programe.

Zoti Shuler vecon programet qe ofrojne te ardhura dhe kujdes shendetesor per pensionistet duke thene se programet duhen reformuar per te ulur koston dhe se keto programe nuk mund tu shpetojne shkurtimeve buxhetore.

Komisioni i ngritur per deficitin buxhetor ka afat deri me 23 nentor per te gjetur menyra per shkurtimin e deficitit se paku me 1.2 trilione dollare. Me afrimin e afatit njoftimet nga Kapitoli bejne te ditur se komisioni eshte bllokuar ne linja partiake. Nese nuk arrin rezultate brenda afatit ne fillim te vitit te ardhshem futen ne veprim shkurtime automatike buxhetore.

Ligjvenesi Simpson thote se komisioni duhet qe jo vetem te kaperceje ndarjet partiake por duhet te identifikoje shkurtime mbi minimumin prej 1.2 trilione dollaresh.

Shkurtimi prej 1.2 trilione dollaresh nuk e zgjidh problemin e borxhit dhe nuk fillon ta ule deficitin. Thjesht e zhvendos problemin ne te ardhmen por fakti eshte qe nuk kemi kohe per te pritur. Duhet te marrim vendime te veshtira.

Megjithe perpjekjet per te gjetur gjuhen e perbashket mes demokrateve dhe republikaneve ende ka mospajtime partiake. Per shembull pjesa me e madhe e demokrateve duan rritje taksash mbi te pasurit ndersa republikanet duket se kufizohen vetem tek eliminimi i shkurtimeve te meparshme te taksave.

Deficiti federal kete vit eshte 1.3 trilion dollare. Por deficitet e meparshme te marra se bashku e cojne shumen ne 15 trilione dollare thuajse te njejte me prodhimin e brendshem bruto.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›