E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Standardet e zgjdhjeve do të kenë ndikim në marrëdheniet tona

reekerSHBA- Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Filip Reeker, ka deklaruar dje se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë një test për vendin tonë, pasi aty do të shihet niveli i demokracisë dhe nëse Shqipëria është gati për integrimin evropian.

Në mbledhjen e zhvilluar dje të Komitetit Amerikan të Helsinkit për Shqipërinë, Reeker delaroi se rëndësi ka standardi zgjedhor dhe jo kush do të dalë fitimtar, ndërsa aty varet dhe marrëdhënia me SHBA-të.

Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të jetë një tregues i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe mes Shqipërië dhe SHBA-ve, dhe partnerët tanë evropianë kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi,- tha ai.

Më tej ai u shpreh se nuk duhet të ketë politizim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke shtuar se ky institucion nuk duhet të kthehet në objekt ndërhyrje nga partitë politike.

Anëtarët e KQZ-së që janë përzgjedhur dhe caktuar mbi bazën e një konsensusi ndërpartiak dhe në përputhje me Kodin Elektoral, duhet të jenë apolitikë. Me të marrë detyrën, anëtarët e KQZ-së janë të angazhuar dhe të detyruar që ti zbatojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të paanshme për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe zgjedhje demokratike në Shqipëri,- vijoi Reeker.

Ndërkohë ambsadori ynë në Uashington Gilbert Galanxhi ka thënë se është e pa pranueshme që mazhoranca të përfundojë pakicë në KQZ. Sipas tij shkarkimi i antarit të LSI-së u bë, pasi ai kishte shkelje të shumta ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›