Marrëveshja Kosovë-Serbi, sot priten bisedime në Bruksel për zbatimin e saj
Bruksel- Ekipet negociuese Beograd-Prishtinë do të takohen sot në Bruksel në përpjekje që të arrijnë konsensusin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi që u arrit muajin që shkoi.
”Presim që ekipet para dite të vazhdojnë bisedat- u ka thënë gazetarëve Maja Koçijançia, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherien Ashton, raporton Koha Ditore.
Ekipin e Kosovës e udhëheq zv/kryeministri Hajredin Kuçi e në të marrin pjesë koordinatori për bisedime, Blerim Shala, kryeprokurori, Ismet Kabashi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes mbajtur para dy javësh kishte dështuar.