SHBA, Stanford dënohet me 110 vjet burg për mashtrim

Në Shtetet e Bashkuara, një biznesmen në Teksas është dënuar me 110 vjet burg për shkak se ka mashtruar investitorët duke iu shkaktuar dëm në vlerë prej 7 miliardë dollarësh për më shumë se 20 vjet me radhë.
Allen Stanford është konsideruar njëherë një nga njerëzit më të pasur në SHBA, me një pasuri prej më shumë se 2 miliardë dollarësh.
Megjithatë, shumica e asaj pasurie është fituar nëpërmjet mashtrimit.
Prokurorët kanë kërkuar që Stanford të dënohet me 230 vjet burg.
Gjykatësit vendosën ta përgjysmojnë këtë propozim.