E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: S`do ketë bisedime me Kosovën pa fusnotë

Shefi i ekipit negociator Borisllav Stefanoviç ka thënë se Serbia do të tërhiqet nga tryeza e bisedimeve më Prishtinën, nëse mbi mbishkrimin e Kosovës, nuk gjendet edhe teksti i printuar i fusnotës.

"Marrëveshja për përfaqësimin rajonal nuk do të mund të aplikohet, nëse në tabelën para zyrtarëve të Kosovës, nuk gjendet i shtypur teksti i fusnotës. Përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë në një mashtrim, ku në pllakatë shkruhet vetëm Kosova”, ka thënë Stefanoviç për të përditshmen, “Veçernje Novosti”. Stefanoviç ka thënë se interepetimi aktual po e shkel kompromisin e arritur.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës, më 24 shkurt të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova, në forumet dhe nismat rajonale, përfaqësohet me fusnotën, e cila përmban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›