SHBA: Statusi, mundesi historike per shqiptaret
Ambasada e SHBA mirepret Raportin e Zgjerimit te BE-se qe rekomandon miratimin e statusit kandidat per Shqiperine me kusht permbushjen e reformave te tjera kyce.
"Rekomandimi eshte deshmi e politikave konstruktive te ndjekura nga te gjitha partite politike gjate vitit te kaluar dhe per kete arsye perfaqeson nje mundesi historike per shqiptaret", - thuhet ne nje deklarate te ambasades se SHBA-se ne Tirane. Ne reagimin e ambasades theksohet se Shetetet e Bashkuara te Amerikes mbeshtesin perpjekjet e Shqiperise per procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. "Ne i mbeshtesim me force perpjekjet e Shqiperise per integrim ne BE dhe nxisim te gjitha palet te vazhdojne te shpalosin bashkepunimin e nevojshem per te perfunduar dhe zbatuar reformat qe mbeten pezull", - thuhet ne deklarate. Deklarata e selise diplomatike te Amerikes ne Tirane thekson se ambasada e SHBA-se mirepret Raportin e Zgjerimit te BE-se qe rekomandon miratimin e statusit kandidat per Shqiperine me kusht permbushjen e reformave te tjera kyce. Plotesimi i rekomandimeve te BE dhe realizimi i reformave qe lidhen me statusin e vendit kandidat kane qene disa nga ceshtjet qe jane trajtuar ne qendrimet publike realizimin e reformave. Ambasadori Aleksander Arvizu ka theksuar se ceshtja e integrimit duhet te jete prioritet kryesor i politikes dhe kjo te deshmohet duke realizuar reformat e kerkuara.
Panariti: Raporti, arritje e jashtezakonshme
Ministri i Jashtem, Edmond Panariti, ka marre dje ne dorezim nga Ambasadori i BE, Etore Sequi, raport-progresin qe i rekomandon Keshillit te Europes marrjen e statusit te vendit kandidat. Ministri Panariti vleresoi raportin e pergatitur nga Komisioni Europian dhe rekomandimin per marrjen e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Ministri, gjithashtu, vleresoi kontributin qe Ambasadori Sequi dhe Komisioni Europian kane dhene per dinamizmin e agjendes europiane ne vend, si dhe per dialogun e hapur dhe intensiv qe eshte zhvilluar gjate gjithe kesaj kohe. Ministri Panariti siguroi se do te vazhdoje puna per zbatimin e plote te masave te parashikuara deri ne marrjen e vendimit nga Keshilli i BE-se. "Kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme, do te thosha historike per popullin shqiptar, eshte shperblimi i angazhimit dhe nje pune intensive te qeverise shqiptare, te Kryeministrit, te institucioneve shqiptare, i nje kontributi te opozites, te shoqerise civile dhe te gjithe faktoreve te tjere, te cilet kontribuuan ne avancimin e reformave te domosdoshme per plotesimin e 12 prioriteteve te percaktuara nga Komisioni Europian", - u shpreh dje Panariti.
Wollfarth: Te miratohen reformat e mbetura
Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ambasadori Eugen Wollfarth, kerkoi dje nga politikanet shqiptare te shtojne perpjekjet e tyre per te punuar se bashku per te ardhmen e vendit. "Perpjekjet e perbashketa te vijueshme nga te gjitha kampet politike mund ta cojne vendin perpara, ne te mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Prezenca e OSBE-se vijon te ofroje mbeshtetje ne kete proces, bazuar ne mandatin e saj", - tha Wollfarth. Komentet e ambasadorit te Organizates per siguri dhe bashkepunim ne Europe u bene pas botimit te Raportit te Progresit per Shqiperine per vitin 2012 nga Komisioni Europian. Prezenca e OSBE-se ne Tirane dhe ambasadori Wollfarth ka qene mjaft aktiv ne gjetjen e konsensusit mes dy forcave kryesore politike, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Ai ka bere apel per realizimin e reformave dhe miratimin e ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar votash ne Kuvend. Nderkohe qe Hanes Svoboda, drejtuesi i grupit parlamentar te te majteve ne Parlamentin Europian, teksa ka folur per mediat shqiptare ne lidhje me progres-raportin e KE per statusin kandidat, ka theksuar se partite kryesore nuk duhet te humbasin kohe ne permbushjen e reformave.