SHBA/ Të shtëna masive në një ditëlindje, vriten 4 persona dhe plagosen disa të tjerë

Të shtëna masive janë raportuar gjatë një ditëlindje në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke lënë të vdekur 4 persona dhe duke plagosur disa të tjerë.
Guvernatori i Alabamas, Kay Ivey ngushëlloi familjet teksa theksoi se “krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë dhe ne jemi në kontakt me forcat e rendit derisa të zbardhet ngjarja”
Të shtënat në Alabama ndodhën në të njëjtën ditë kur u qëllua edhe ndaj një turme njerëzish në një park në Louisville, Kentaki, ku dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën, transmeton CNN.
SHBA ka pësuar të paktën 162 ngjarje të tilla në 15 javët e para të vitit 2023, referuar Arkivit të Dhunës me Armë.
Kjo është një mesatare prej më shumë se 1.5 të shtëna masive çdo ditë deri më tani për këtë vit.
/rtsh.al/