E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA/ Të shtëna në palestër, pesë të vdekur në Pitsburg

Të paktën pesë persona janë vrarë në një palestër në periferi të Pitsburgut, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ndodhi kur një burrë ka qëlluar si i çmendur gjatë një leksioni aerobie. Personi që qëlloi me armë, një burrë i bardhë rreth 50 vjeç, është mes të vrarëve, pasi ai ka vrarë veten pas gjestit të marrë. Lajmi është bërë i ditur nga televizionet lokale amerikane. Katër personave që humbën jetën menjëherë në palestër iu shtua më pas edhe një grua që vdiq në spital nga plagët e marra nga të shtënat.
Policia e kontesë të Allegheny-t ka konfirmuar se dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur në këtë Fitnes Center. Personi armatosur ka hyrë nga dera e pasme e palestrës, ku po zhvillohej një kurs gjimnastike. Sipas një dëshmitari të cituar nga gazeta "Pittsburgh Post-Gazette", burri ka qëlluar rreth 15 herë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›