Drogba arrin marrëveshje të re me Chelsean

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka arritur marrëveshje të re trevjeçare me klubin anglez.
Marrëveshja e re raportohet se do t'i sjellë sulmuesit 100 mijë paund në javë dhe pritet të bëhet zyrtare në ditët në vazhdim. E kaluara e Drogbës te Chelsea ka qenë shumë e zhurmshme, ndaj vazhdimi i kontratës edhe për tre sezone të tjera i jep fund edhe spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.
Pritet që menaxheri i ekipit Carlo Ancelotti të luajë më shumë me dyshen Drogba - Nicolas Anelka gjatë sezonit të ardhshëm.