SHBA, Tornadot shkaktojnë të paktën 28 viktima

Tornado të krijuar nga stuhi të fuqishme goditën disa shtete amerikane, duke shkaktuar të paktën 28 viktima dhe shkatërrime të shumta.
Autoritet thanë se të gjitha viktimat e konfirmuara ishin në shtetin e Indianës, dhe ata citohen të kenë thënë se qyteti Marysville, në atë shtet, është “zhdukur krejtësisht” pas tornados.
Njoftime të mediave thonë se ka gjithashtu dëme të mëdha pranë qytetit Louisville, të Kentakit, ku një tjetër tornado goditi zonën në mbrëmje.
Me tornadot, gjatë ditës, u përballën edhe zona të shtetit jugor të Alabamës, ku disa banorë u dërguan në spitale. Një nga stuhitë e fuqishme dëmtoi çatinë e një burgu të sigurisë së lartë. Autoritetet thanë se, edhe pse tornadoja shkaktoi dëme të konsiderueshme ndaj çatisë dhe gardhit rrethues të burgut, asnjë nga më shumë se 2 mijë të burgosurit nuk u arratis.