E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA: Vramë liderin e Shtetit Islamik në Siri

SHBA ka njoftuar se ka vrarë liderin e Shtetit Islamik (IS) Abu Jusif në Siri.

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA (Centcom) thanë se kryen një sulm ajror në lindje të vendit, i cili synonte Yousif.

Një tjetër operativ i Shtetit Islamik u vra gjithashtu në sulm, sipas zyrtarëve amerikanë.

CENTCOM Forces Kill ISIS Leader During Precision Strike in Syria

On Dec. 19, U.S. Central Command Forces conducted a precision airstrike targeting ISIS leader Abu Yusif aka Mahmud in the Dayr az Zawr Province, Syria resulting in two ISIS operatives killed, including Abu… pic.twitter.com/g3nO68Ye1T

— U.S. Central Command (@CENTCOM) December 20, 2024

Të njëjtat burime bënë të ditur se sulmi u krye në një zonë që, para rënies së regjimit të Bashar al-Asad, kontrollohej nga regjimi sirian dhe forcat ruse.

Komandanti i Centcom, gjenerali Michael Eric Kurila tha: “Siç është theksuar më parë, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me aleatët dhe partnerët në rajon, nuk do të lejojnë që Shteti Islamik të përfitojë nga situata aktuale në Siri dhe të rigrupohet.”/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›