SHBA/ Vrau 18 persona dhe plagosi 13 të tjerë, gjendet i vdekur autori i dyshuar

Një person i dyshuar për vrasjen e 18 personave në shtetin Maine , SHBA është gjetur i vdekur.
Autoritetet ishin vënë në kërkim të tij prej tyre ditësh, ndërsa Robert Card, 41 vjeç, u gjet i vetëvrarë.
Sulmi ndodhi të mërkurën mbrëma në një bar në qytetin e vogël të Lewiston, ku 18 persona u vranë ndërsa 13 të tjerë mbetën të plagosur.
41-vjeçari ishte një instruktor i certifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane, sipas zbatimit të ligjit.
Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende publike më shumë detaje mbi profilin e tij dhe arsyet e sulmit./ BBC
/rtsh.al/