E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, aeroportet pajisen me skanera truporë


Skanerat truporë të kontrollit për sigurimin aeroportual do të nisin funksionimin e tyre për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aparaturat e teknologjisë së lartë do të fillojnë punën fillimisht në aeroportin e Bostonit ditën e hënë.
Autoritetet përkatëse në SHBA, parashikojnë që deri në fund të vitit në total numri i skanerave trupore të rritet.
Ky numër parashikohet të arrijë në 450 skanera, për mbuluar të gjitha aeroportet kryesore të vendit. Megjithë kundërshtimin e disa organizatave dhe zërave të ndryshëm publikë në SHBA, që e cilësonin këtë hap si shkelje të privatësisë, autoritetet vendosën instalimin e skanerave me synimin e rritjes së sigurisë në terminalet kryesore amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›