"Breshëri" Kallashnikovi në Tiranë, korr sukses shfaqja në teatrin e Metropolit
është mirëpritur plot të qeshura nga publiku rinor komedia e pushtetit "Kallashnikov" në sallën "Cehov" të teatrit të Metropolit.
Katër personazhet e ndryshëm dhe të kundërt në tip nga njëri tjetri interpretuar nga Devis Muka, Besmir Bitraku, Klodian Hoxha dhe vetë regjisori Florian Agalliu dhuruan një show të vërtetët për spektatorin kryeqytetas.
Komedia Kallashnikov u ngjit mbi skenën me subjektin e autorit hungarez GeorgeGabori, skenografinë e Lirim Lilës dhe kostumet e Flonja Kabës.
Kjo premierë u vlerësua për stilin e jashtëzakonshëm të lojës së aktorëve dhe gjetjet e situatave groteske regjisoriale.