E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA alarm per bombe ne aeroport

Një terminal i aeroportit ndërkombëtar të Detroitit, në SHBA, u evakua për rreth dy orë mëngjesin e së hënës, pas shqetësimit që ngjalli një pajisje e dyshuar si bombë.

Terminali veriori, më i vogli nga dy terminalet e aeroportit, u rihap pas një kontrolli të imtësishëm, që nuk zbuloi asnjë gjurmë të lëndëve shpërthyese.

Alarmi u dha pasi gjatë kontrollit të bagazheve, në një valixhe u pikas një pajisje, e cila ngjante me një bombë.

Pasi pasagjerët u larguan në një distancë të sigurt, skuadrat speciale anti-eksploziv kontrolluan valixhen e dyshuar dhe të gjithë ambientet e tjera, por alarmi rezultoi se ishte i rremë.

Si rrjedhojë e këtij problemi, shumë udhëtime nga një prej aeroporteve kryesore të Shteteve të Bashkuara, një qendër për shumë linja që lidhin vendin me Europën, pësuan vonesa disa-orëshe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›