E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Besoj tek marreveshja

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

“Marrëveshja mund të hapë rrugën për paqe, të mbyllë kapitullin e konfliktit dhe të hapë perspektivën e bashkëpunimit dhe atë të integrimit evropian”, ka thënë Thaçi, i cituar nga “REL”.

Sipas tij, marrëveshja eventuale do të ndihmojë edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në funksionimin e të gjitha institucioneve në çdo cep të territorit.

Thaçi ka siguruar se, nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë. Ai edhe Bisedimet Protestë në veri për dialogun Vetëvendosje, protestë në Mitrovicë Kompromisi i mundshëm Kosovë-Serbi njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisari.

“Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi.

Thaçi i ka bërë këto komente në një konferencë për shtyp në aeroportin e Prishtinës, nga ku është nisur për Bruksel, për takimin e së martës me homologn serb, Ivica Daçiç.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›