E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, arrestohet i kërkuari për vrasje në Shqipëri pasi grabiti 500 mijë dollarë

Share

Një shqiptar i kërkuar për vrasje në vendin tonë është arrestuar nga policia amerikane në Nju Xhersi pasi dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e një banke në SHBA.

Sipas New York Post, FBI ka arrestuar 26-vjeçarin Shpend Mazari nga Puka pasi dyshohet se ka lidhje me grabitjen e një banke në këtë shtet, ku janë marrë rreth 500 mijë dollarë.

Sipas autoriteteve amerikane të drejtësisë deri më tani Mazari do të akuzohet nga gjykata federale e Nju Xhersit vetëm për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Mazari kërkohet gjithashtu dhe nga Interpol për një vrasje në vitin 2004 në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›