E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bën thirrje për stabilitet në Liban

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Libanit për të rivendosur stabilitetin, pas tendosjeve të krijuara nga vrasja e shefit të sigurisë Wissam al-Hassan.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, theksoi:

“Jo qëndrueshmëria që po “eksportohet” nga Siria rrezikon më shumë se kurrë stabilitetin e Libanit. Ne e mbështesim përpjekjen e presidentit Michel Suleiman dhe liderëve të tjerë për rivendosjen e qetësisë në vend dhe parandalimin e sulmeve terroriste. Populli i Libanit e ka në dorë të zgjedhë tashmë një qeveri, që do e mbajë larg kërcënimin që i kanoset vendit”, shprehet Nuland.

Ajo shtoi se ambasadorja amerikane në Libi, Maura Conelly, do të takohet me politikanët libanezë për të diskutuar në lidhje me koalicionin e ri qeverisës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›