SHBA, bie avioni ne Montana, 17 viktima
Nje avion privat me te cilin po udhetonin disa femije ka rene duke shkaktuar vdekjen e te pakten 17 prej tyre. Ngjarja e rende ka ndodhur ne shtetin e Montanes, ne Shtete e Bashkuara te Amerikes. Avioni nje motoresh po transportonte femijet ne nje eskursion, dhe eshte rezuar ndersa po tentonte te bente nje ulje emergjence. Mediat njoftojne se jane te pakten 17 viktima, dhe nuk ka njoftime per te mbijetuar. Mjeti fluturues ishte nisur nga Kalifornia drejt lokalitetit te Bozeman, dhe gjate uljes emergjente eshte perplasur ne nje varreze. Disa deshmitare treguan se kane pare mjetin fluturues qe kryente nje trajektore te crregullt dhe me pas ka ndodhur perplasja. Ekspertet kane marre kutine e zeze dhe po mundohen te gjejne shkaqet e aksidentit tragjik.