E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA bojkoton konferencën e kryesuar nga Irani

Diplomatë të Shteteve të Bashkuara thonë se ambasadori amerikan do të bojkotoj takimet e Konferencës për Çarmatim të Kombeve të Bashkuara, kur Irani merr kryesinë e radhës, në fund të këtij muaji.

Zëdhënësja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Erin Pelton, tha në Nju Jork, se presidenca e Iranit në konferencën katërjavëshe, që fillon më 27 Maj, është fatkeqe  dhe shkon kundër qëllimeve dhe objektivave të vetë konferencës.

Në konferencë do të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes për çarmatim atomik dhe ndalje të zhvillimit të armatimit tjetër të shkatërrimit masiv.

Irani është nën sanksione të Kombeve të Bashkuara dhe të disa shteteve, pasi refuzon të ndalë pasurimin e uraniumit, dhe shtetet perëndimore kanë shqetësime se ky program synon zhvillimin e armatimit atomik.

Irani këmbëngulë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›