E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bruceloza zbulohet në kockat antike të Butrintit

WASHINGTON – Shkencëtarët amerikanë bëjnë të ditur se studimi i kryer mbi eshtrat mesjetare të gjetura në jug të Shqipërisë ka zbuluar gjurmët e sëmundjes infektive që prek njerëzit që hanë produktet blegtorale, brucelozës.

Zbulimi u publikua në Gazetën amerikane të Antropologjisë Fizike, ku për herë të parë pohohet se sëmundja e njohur si bruceloza, ka qënë prezente në Shqipëri që të paktën nga periudha e Mesjetës, shkruan sot AFP.

Sëmundja e kafshëve, bruceloza bie zakonisht në zonat rurale të Mesdheut dhe infekton njeriun nëse ky i fundit konsumon produkte si djathë, qumësht apo mishin e kafshëve të sëmura.

Sëmundja shkakton simptoma si të gripit, temperaturë, dobësi trupore, humbje në peshë, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit. Përkeqësimi i saj shkakton dëmtime në kocka deri në tuberkuloz.

Kockat që morë në studim, vinin nga qyteti antik i Butrintit, dyshohet se u përkasin një kolonie romake, ose banorëve të Perandorisë Bizantine qytet që në Mesjetë u braktis për shkak të një përmbytje të madhe.

2 skeletet besohet se janë të 2 meshkujve adoleshentë të shekullit X apo XIII, ndërsa gjurmët e sëmundjes u gjetën në rruaza.

Studiuesit nga Universiteti i Micigan ishin pjesë e një grupi arkeologësh që morën qëllimisht kockat për ti analizuar me metodat më të fundit mjeko-ligjore të ADN-së.
Nga analizat, testi për turerkuloz rezultoi negativ, ndaj ata përsëritën testin për brucelozën.

Meqë kockat e adoleshentëve ksihin dëmtime nga sëmundjet, nga analizat e kryera nuk rezultuan dëmtime nga tuberkulozi por nga bruceloza, rezultatet e së cilës dolën pozitive.

David Foran, drejtuesi i kërkimeve shpjegon se ky zbulim është mahnitës. “Të gjesh dicka krejt të re në dicka krejt të vjetër, te mahnit ky fakt”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›