E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dënon sulmet në Irak, ku humbën jetën 72 persona

WASHINGTON - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dënuar bombardimet e fundit, që kishin për shënjestër shi’itët në Irak, duke lënë të vdekur të paktën 72 persona dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të shtetit, Viktoria Nuland tha se sulmet ishin një përpjekje dëshpëruese nga njerëzit që mundohen ta kthejnë kohën prapa.

Një sulmues terrorist vrau të paktën 38 persona në jug të Irakut, në Nasirijah, vetëm disa orë pas një seri shpërthimesh që përfshinë pjesët shi’ite në veri të Bagdadit, duke lënë dhjetëra të vdekur. Edhe pse askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, dyshohet për militantët sunitë që janë të lidhur me Al-Kaedan.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›