Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç sot në Kosovë
DEÇAN- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pritet të qëndrojë sot në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse sllave që kremtohen të shtunën.
Qeveria e Kosovës ka dhënë pëlqimin e saj për këtë vizitë me kushtin që ajo t’i përmbahet karakterit të saj fetar dhe të mos keqpërdoret për deklarime politike. Presidenti serb pritet të qëndrojë në Patrikanën e Pejës në mbrëmjen e së premtes, ndërsa të shtunën në mëngjes do të marrë pjesë në liturgjitë fetare në manastirin mesjetar të Deçanit.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha dje se kërkesa për vizitën është bërë nëpërmjet zyrave ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Beograd e Prishtinë.
Vizita e presidentit serb Boris Tadic në Kosovë, ndodh në një kohe kur serbët në veriun e Kosovës kanë vendosur që të organizojnë një referendum, me të cilin qytetarët serb në atë zonë do të deklarohen nëse duan apo jo të pranojnë institucionet e Kosovës
(el.me/news24/BalkanWeb)