E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dënon sulmin e dhunshëm ndaj KFOR-it

PRISHTINE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë atë që e kanë cilësuar si “sulm të dhunshëm nga turma serbe” kundër paqeruajtësve të NATO-s, në pjesën veriore të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e dhunshëm nga turma serbe kundër Forcës së Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga NATO-ja, më 27 shtator”.

Mëtutje, theksohet se nëntë anëtarë të forcës paqeruajtëse të KFOR-it ishin plagosur në incidentin e së martës.

“Ne inkurajojmë qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë që të mbesin të përkushtuara ndaj procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, për të inkurajuar qetësi dhe për të arritur marrëveshje, që e përmirësojnë jetën e shtetasve të zakonshëm në të dy vendet”, theksohet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
(s.g/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›