E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE dënon dhunën në Veri: Dialogu, mjeti të ecësh para

TIRANE-Kryesuesi i OSBE-së, Audronius Azubalis, njëherësh Ministër i Jashtëm i Lituanisë, ka shprehur keqardhje për dhunën në veri të Kosovës.

“Me keqardhje i shoh incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës, e përsërisë thirrjen për përmbajtje nga dhuna dhe u bashkohem thirrjeve nga liderët politikë dhe ata të komunitetit për qetësi”, tha zoti Azubalis.

Mëtutje, ai ka bërë ftesë për dialog, si mënyra e vetme për të ecur përpara.

“Bisedimet Beograd – Prishtinë janë një forum ku mund të ndërmerren hapa konkretë për të mirën e të gjitha komuniteteve”, tha kryesuesi Azubalis dhe shtoi se “OSBE-ja është e përkushtuar për mbështetjen e ambientit të sigurt dhe stabil dhe do të vazhdoj të punoj për së afërti me partnerët ndërkombëtarë”.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›