E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Iranin, të paktën 40 viktima. Shpërthime edhe në disa vende të rajonit

SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”.

Izraeli tha se sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, presidentin dhe kreun e forcave të armatosura.

Presidenti Donald Trump e përshkroi fushatën ushtarake të SHBA-së si “masive dhe në vazhdimësi”. Ai u bëri thirrje iranianëve të “marrin në dorë qeverinë tuaj”.

Trump gjithashtu akuzoi Teheranin se po punonte për të rindërtuar programin e tij bërthamor pas sulmeve masive të SHBA-së verën e kaluar, për të cilat më parë kishte pretenduar se i kishin shkatërruar plotësisht objektet. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Teherani iu përgjigj sulmeve duke ndërmarrë një valë të paprecedentë goditjesh drejt Izraelit dhe objektivave amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas raportimeve më të fundit, si pasojë e sulmeve, në Iran kanë humbur jetën 40 persona.

Shpërthime janë raportuar edhe në disa vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Katarin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›