SHBA dhe Izraeli të shqetësuara për Iranin

Vizita tre ditore e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Tom Donilon në Izrael ndodhi mes shtimit të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, përfshi spekullimet e medias rreth mundësisë së një sulmi parandalues nga ana e Izraelit dhe një deklerate nga udhëheqësit amerikanë dhe evropianë që kërkojnë më shumë kohë për një zgjidhje diplomatike.
Donilon u takua me kryeministrin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak dhe homologun izraelit gjeneralin Yaakov Admiror si dhe me shefin e shtabit të forcave izraelite Benny Gantz.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë theksoi konsultime të ngushta amerikano-izraelite, duke thënë se bisedimet trajtuan një gamë të plotë çështjesh të sigurisë të interesit të përbashkët dhe theksoi angazhimin e patundur amerikan ndaj sigurisë së Izraelit.
Mediat izraelite njofton se gjatë vizitës së tij, Donilon u kërkoi udhëheqësve izraelitë që të mos ndërmarrin një sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe të lejojnë më shumë kohë për sanksionet ndërkombëtare që të veprojnë.
Gazeta The Jerusalem Post citoi Ministrin izraelit të Mbrojtjes Ehud Barak të ketë thënë se, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë vende sovrane, secila prej tyre përgjegjëse për analizat përfundimtare lidhur me vendimet që marrin për veten dhe për të ardhmen e tyre.
Kryeministri Netanyahy do të takohet me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë me 5 mars. Të dy udhëheqësit pritet të flasin para grupit më të madh pro-izraelit në Shtetet e Bashkuara, fjalime këto që do të vëzhgohen nga afër mes shqetësimeve globale rreth tensionit Izraelito-Iranian.