E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shqyrton masat shtesë për Sirinë

Shtetet e Bashkuara thonë se do të shqyrtojnë “masa shtesë” për ta përfunduar gjakderdhjen në Siri, nëse protestat ndërkombëtare dhe forcimi i regjimit të sanksioneve nuk e bindin qeverinë e presidentit Bashar al-Asad, që ta ndalë dhunën ndaj opozitës.

Gjithashtu, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve nëse Uashingtoni po e shqyrton armatimin e grupeve kryengritëse, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se “ne nuk besojmë se ka kuptim që tani të kontribuohet në militarizim të mëtejshëm të Sirisë”, por “ne ndoshta duhet të shqyrtojmë masa shtesë”.

Ajo nuk ka specifikuar se çfarë aksionesh do të shqyrtohen.

Këto komente u bënë para Konferencës ndërkombëtare që mbështetet nga Perëndimi, në Tunizi, këtë të premte, për krizën në Siri.

Rusia ka thënë se nuk do të marrë pjsë në këtë konferencë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›