E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Koreja e Jugut marreveshje per manover ushtarake

Pas sulmit me granata kunder Korese se Jugut SHBA i ka siguruar mbeshtetje partnerit te saj te ngushte. Presidenti i SHBA-se Barack Obama dhe homologu i tij koreanojugor Lee Myung Bak rane dakord per manovra te perbashketa te forcave te armatosura.

Manovra e pare sipas njoftimeve nga Seuli do te zhvillohet diten e diele. Ne te njejten kohe Obama i beri thirrje shteteve aziatike te jene te bashkuar ne qendrimin ndaj Korese se Veriut. Te gjitha vendet e rajonit duhet ta kene te qarte se vendi komunist eshte nje rrezik serioz dhe i vazhdueshem tha Obama per kanalin amerikan ABC.

Nderkohe Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle shprehu shqetesim per situaten e ndodhur. Jam shume i shqetesuar per zhvillimet e fundit dhe per faktin qe perdoret dhune. Kjo natyrisht na mbush me shqetesim ne ne Evrope. U bejme thirrje te gjitha paleve te tregohen te moderuara ne menyre qe te triumfoje logjika. U bejme thirrje pjesemarresve ne konflikt te veprojne dhe reagojne me kthjelltesi theksoi Westerwelle.

Shume vende nder to edhe Japonia dhe Australia i bene thirrje qeverise kineze te shfrytezoje ndikimin e saj ndaj udheheqjes ne Penjan.Te marten 23.11. forcat e armatosura koreanoveriore qelluan nje numer te madh granatash mbi ishullin Yeonpyeong. Si pasoje u vrane dy ushtare koreanojugore shume ushtare te tjere dhe civile u plagosen. Nje numer i madh shtepish u dogjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›