E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe konkurimi në biznesin ndërkombëtar

Senatori amerikan Rob Portman, anëtar i Komisionit të Përbashkët për Pakësimin e Deficitit, thotë se bisnezet amerikane duhet të bëhen më konkuruese jashtë vendit, në se Shtetet e Bashkuara duan të përmirësojnë situatën e tyre ekonomike. Senatori Portman foli para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë në Nju Jork.

Senatori Portman thotë se Shtetet e Bashkuara përballen me një rënie ekonomike afatgjatë krahasuar me vende të tjera, për shkak të problemeve stukturore serioze të ekonomisë. Ai thotë se shumica e këtyre problemeve kanë lidhje vetëm me Amerikën, jo si ato që ekzistojnë në Evropë. Mes tyre përfshihen shpenzimet e tepërta publike dhe huatë, si dhe ekonomia e ngadalësuar.

Ai paralajmëron se borxhi i Amerikës tani është i barabartë me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm të vendit, që është më i lartë se borxhi mesatar i Bashkimit Evropian në raport me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm, që përbën 80 për qind të GDP-së.

Ai ka shtuar se eksportet do të krijonin vende pune, dhe shton se Shtetet e Bashkuara përqëndrohen më shumë seç duhet tek tregu i brendshëm.

Senatori Portman thotë se firmat amerikane nuk mund të mbështeten më në radhë të parë tek tregu u brendshëm, sepse konsumatorët e huaj zenë 75 për qind të fuqisë blerëse botërore. Ai thotë se konkurentët e Amerikës, si Gjermania, Japonia dhe Kina po kapin tregjet e eksportit, ndërsa SHBA qëndrojnë mënjanë.

Senatori republikan i Ohajos thotë se ulja e taksës ndaj korporatave në 25 për qind do t’i nxiste kompanitë amerikane të zhvendosnin jashtë vendit fitimet e tyre dhe të konkuronin më mirë me bizneset në vendet që kanë taksa më të ulëta. Ky propozim dukej se rezononte me audiencën pro-biznesit të senatorit Portman, si dhe me ekonomistin David Malpass, president i firmës konsulente me bazë në Nju Jork, “Encima Global”.

Senatori Portman thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë konkurencën, në se duan të mbeten një fanar shprese dhe mundësish për liberalizimin e tregtisë gloable dhe të drejtat e njeriut. Ai thotë se kolegët e tij republikanë në Kongres janë të ndarë për çështjen e ndihmave të huaja dhe shumë prej votuesve republikanë mendojnë se pakësimi i tyre do të zgjidhte problemet e buxhetit që ka vendi.

Senatori Portman theskon se ndihma nga jashtë përbën rreth 2 për qind të buxhetit amerikan dhe ndihmon në shmangien e shpenzimeve më të mëdha.

Senatori Portman ka shërbyer si Përfaqësues i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë dhe si Drejtor i Menaxhimit të Buxhetit në administratën e Presidentit George W. Bush.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›