Videoja, identifikohen dy prej marinsave

Të paktën dy prej marinsave që shfaqen në videon e shumërpërfolur të ditëve të fundit janë identifikuar.
Mediat amerikane raportuan se ata i përkisnin Batalionit të 3, të regjimentit të dytë detar.
Ky batalion ka qenë i shtrirë në një gamë të gjerë të luftimeve dhe situatave paqeruajtëse, nga Iraku, Afganistani dhe në Gjirin e Guantanamos për të luftuar zjarret në Idaho.
Video tronditi opinionin ndërkombëtar, në të cilën shfaqeshin katër marinsa amrikanë që urinonin mbi trupat e tre luftëtarëve talebanë të vrarë në Afganistan.
Për çështjen është hapur një hetim në SHBA.