E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA do të mbrojë aleatët e NATO-s nëse sulmohet. Pentagoni: Po shqyrton opsionin e rrëzimit të raketave ruse

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përmbushin detyrimet për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë ato që lidhen me sulmet me raketa ruse që mund të kërcënojnë Poloninë.

Kështu ka bërë me dije së fundmi Pentagoni.

“Mund t’ju them atë që kjo administratë ka thënë herë pas here: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s”, ka thënë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Nëse një aleat i NATO-s do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s”, ka shtuar ajo, duke komentuar pretendimet e Polonisë për mundësinë e rrëzimit të raketave të drejtuara drejt territorit të Aleancës.

Komentet e saj erdhën pasi Andrzej Szejna, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, tha se NATO raportohet se po shqyrtonte opsionin e rrëzimit të raketave ruse nëse ato largohen shumë afër kufijve të saj. Një propozim i tillë do të duhej të miratohej nga pala ukrainase, tha ai.

Sipas saj, Prioriteti aktual i Uashingtonit është të sigurohet që “Ukraina të ketë atë që i nevojitet në fushën e betejës”, sipas zëdhënësit të Pentagonit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›