SHBA, do të publikohen dokumentat e vrasjes së bin Laden
Washington - Shtetet e Bashkuara planifikojnë që të publikojnë së shpejti dokumentet e sekuestruara nga kompleksi ku fshihej Osama bin Laden.
Këshilltari kundër terrorizmit i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Brenan tha se disa prej dokumenteve të deklasifikuara do të publikohen në internet gjatë kësaj jave nga Qendra për Luftën e Terrorizmit të Akademisë Ushtarake.
Dokumentet i mblodhën komandot e marinës në kompleksin e bin Laden në Abotabad në Pakistan, gjatë sulmit të 2 majit të vitit të kaluar, gjatë të cilit mbeti i vrarë kreu i organizatës terroriste, njëkohësisht njeriu më i kërkuar nga SHBA.
Brenan tha se dokumentet tregojnë se si bin Laden kërkoi nga drejtuesit e lëvizjes së tij që të iknin në rajonet fisnore të Pakistanit dhe të kërkojnë strehim në zonat e lira që nuk prekeshin nga "fotografitë e avionëve dhe bombardimet."
Brenan ka thënë se “Me pak fjalë, Al-Kaida po humbte keq. Dhe bin Laden e dinte atë”.
Publikimi i dokumentave ndjek rrjedhën e ngjarjeve të ditëve të fundit ku administrata Obama, ka publikuar lajme të tjera lidhur me vdekjen e bin Laden dhe vetë presidenti ka folur për këtë ngjarje e cila shihet tashmë si një ndër arritjet e kësaj presidence.
(ar.si/BalkanWeb)