Minerale nga asteroidët
James Cameron, bosët e Google Page dhe Schmidt dhe Ross Perot jr. Kanë prezantuar projektin e tyre të ri: Shfrytëzimin e mineraleve që gjenden në asteroide.
Me siguri që tingëllon cuditshëm por projekti është i vërtetë dhe do të nisë të realizohet, projektin po e drejton James Cameron, regjisori i filmit Avatar. Pasi ka eksploruar thellësitë më të errëta në Marianne, regjisori i njohur tani do të hidhet në drejtimin e kundërt, në errësirën kozmike.
Me siguri do të jetë një sfidë që kërkon një periudhë të gjatë për tu realizuar, por rezultati që mund të arrijnë mund të jetë kaq i kënaqshëm në fitime për grupin e sipërmarrësve sa kanë filluar të investojnë në realizimin e projektit.
Planetary Resources, quhet shoqëria që kanë themeluar e cila do të drejtohet nga Peter Diamandis, një menaxher për sipërmarrje të pamundura.
Pikërisht Diamandis ka pohuar se në një asteroid të vogël mund të gjenden sasi platini me vlerë 20 mijë miliarda dollarë. Por asteroidët nuk përmbajnë vetëm platin, mund të gjenden hekur, nikel, kobalt, silic e ujë.
Gjithcka ka nisur nga publikimi i studimit të institutit për Studimet Hapësinore Keck, i cili ka treguar rrugën se si mund të realizohet një projekt i tillë.
Sipas institutit asteroidët do të duhet të kapen me anë të një sonde automatike, të afrohen në orbitën e Hënës ku do të ishte më e lehtë të shfrytëzoheshin. E gjithë kjo dhe në perspektivën që pas jo shumë kohësh mund edhe të lindë një koloni e banuar në satelitin tonë natyral.
(ar.si/BalkanWeb)