SHBA do tërheqë 4000 trupa nga Iraku
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar që brenda një të shkurtër të tërheqin një kontigjent prej 4000 trupash ushtarake nga Iraku. Bëhet fjalë për një largim të tyre deri në fund të tetorit. Lajmi është bërë i ditur nga komandanti ushtarak amerikan në Irak Ray Odierno. Gjenerali do ta komunikojë gjë të tillë edhe para dhomës së përfaqësuesve në Komisionin e Shërbimeve të Armatosura, ndërsa sipas tij është vënë re edhe një rënie e madhe e dhunës në Irak kohët e fundit.
Presidenti amerikan Barrack Obama ka thënë se misioni luftarak amerikane në Irak do të përfundojë me 31 gusht 2010. Gjithashtu ai ka thënë se ka në plan të mbajë një kontigjent nga 35.000 deri në 50 000 trupa mbështetëe në Irak, pasi ushtarakët të jenë larguar. "Ne kemi afërsisht 124.000 trupa dhe 11 ekipet luftarake që operojnë aktualisht në Irak. Deri në fund të tetorit, unë besoj se ne do të arrijmë në 120,000 trupa në Irak," tha Odierno në fjalën e tij. "Duke patur parasysh progresin qe kane arritur forcat irakene të sigurisë, ne mendojme që ato tashmë janë të afta të marrin kontrollin e vendit. Tërheqja jonë do të kryhet gradualisht", deklaroi Odierno. Sipas tij sulmet e përgjithshme kanë rënë 85 përqind gjatë dy viteve të fundit, nga 4064 në gusht të 2007 në 594 në gusht të 2009, saktësoi gjenerali amerikan. "duke iu referuar të njëjtës kohë, vdekjet në radhët e ushtarëve amerikanë janë zvogëluar në 93 përqind, ndërsa në Forcën irakene të Sigurisë, në 79 përqind.