E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN parashikon rritje të ekonomisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të rrisë me 3.1 për qind parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në vitin 2010, nga 2.5 për qind që ishte parashikuar më parë. E përditshmja gjermane e biznesit "Handelsblatt" shkruan se një gjë e tillë reflekton kushtet ekonomike vazhdimisht në përmirësim pas krizës së rëndë globale.
Duke cituar burime të paidentifikuara pranë FMN-së dhe qeverisë gjermane, gazeta shkruan se FMN kishte rishikuar parashikimin e tij për tkurrjen me 1.1 për qind të ekonomisë globale këtë vit, krahasuar me kontraktimin negativ prej 1.4 për qind që ishte parashikuar më parë. FMN-ja pritet të ndryshojë parashikimin e saj në raportin e ri Perspektiva e Ekonomisë Botërore, që pritet të publikohet të enjten në Stamboll të Turqisë. Sipas "Handelsblatt", FMN-ja ka rritur gjithashtu parashikimin e saj për Prodhimin e Brendshëm Bruto të Gjermanisë, duke përcaktuar një rritje me 0.3 për qind vitin e ardhshëm, krahasuar me tkurrjen prej 0.6 për qind të GDP-së që ishte parashikuar më parë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›