E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dorehiqet sekretarja e Sigurise

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano do të japë dorëheqjen për të drejtuar Universitetin e Kalifornisë.

Nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, i treti më i rëndësishmi në administratën amerikane me një mandat të gjerë që përfshin emigracionin dhe menaxhimin e krizave. Ish-guvernatorja e Arizonës, një nga zërat më të fortë për reformen e emigracionit, pati një rol të rëndësishëm për t’i raportuar Kongresit dhe publikut sulmin me bomba në maratonën e Bostonit. Presidenti Barack Obama, në një komunikim me Napolitano, e falenderoi atë për punën e palodhur, raportojnë mediat amerikane online. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›