E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo dhe Zhulieta premiere ne Teatrin Kombetar te Komedise

Dashamirës të artit kanë lënë mënjan gjithcka për të shijuar premieren e filmit dokumentar të dramaturgut Stefan Capaliku në Teatrin Kombëtar të komedisë.

Spuntën për dokumentarin Romeo e Zhulieta Capaliku e ka marrë nga një shfaqje që ka realizuar me anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian që jetojnë në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Mosmarrëveshjet mes palëve kanë ekzistuar prej vitesh.
Konflikti mes tyre është disi i ngjashëm mes capuleteve dhe montageve. Ajo cka i ndan është një urë simbolike.

Për kritikun Josif Papagjoni vlerëson gjetjen metaforike dhe thjeshtësinë e sjellë në këtë dokumentar.

Imazhe migjeniane, rivijëzohen edhe në kohë moderne.

Pas premierës nuk i mungon edhe debati, ku në qendër është dashuria dhe mesazhi që ky komunitet të jetë më në vëmendje.

Pas premieres në Tiranë filmi do të rrugëtojë në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›