SHBA e BE Kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nuk e përkrahin idenë e Serbisë që të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë. Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warlick, ka thënë se SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në Veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrëfarë fuqie me ligjet e Kosovës.
Ndërkohë në Prishtinë, Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për Kosovën, ka deklaruar se zgjedhjet lokale që janë paralajmëruar të mbahen në Kosovë nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e problemeve në Veri.
“Nuk mendoj se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Veri do të ndihmojë në dialog. Nga një vend kandidat po ashtu nga secili shtet që aspiron anëtarësimin në BE besojmë që nuk do të ndërmarrin hapa që dëmtojnë vetëveten, apo shpirtin e BE-së që është dialogu dhe kërkimi i zgjidhjeve që kënaq të gjithë”, Samuel Zhbogar, Përfaqësues Special i BE-së për Kosovën.
Zhbogar i bëri këto komente pas një takimi që zhvilloi mëngjesin e së enjtes me Ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku, ku u diskutuan zhvillimet e fundit të Kosovës në raport me BE-në, siç është edhe “studimi i fizibilitetit” për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me Kosovën.