Hebrenjtë e Amerikës: Botimi i Hitlerit, në kundërshtim me historinë e Shqipërisë

Hannah Rosenthal, përfaqësuesja e sekretares amerikane te shtetit, Hilari Klinton, për çështjen e antisemitizmit, deklaron se askujt nuk mund ti mohohet e drejta e fjalës, apo botimit, por sipas saj, ky libër bie ndesh me historinë e Shqipërisë, si i vetmi vend qe i mbrojti hebrenjtë gjate luftës se dyte botërore.
Rosenthal bashke me zonjën Farah Pandith, përfaqësuese e sekretares se shtetit Klinton për çështjen e harmonisë fetare, ishin këtë te enjte ne Tirane me qellim evidentimin e modelit pozitiv qe ofron Shqipëria persë i përket tolerancës fetare, si dhe ngritjen e një memoriali mbi Holokaustin, shtëpisë botuese qe publikoi “Mein Kampf, iu vu një gjobe prej 100 mije lekesh te reja.
Kjo gjobe është e para qe zyra shqiptare për mbrojtjen e te drejtave te autorit ve ne këtë forme, karshi një shtëpie botuese. Nga ana tjetër, botuesi Beqir Haluli konfirmon se e ka pranuar gjobën. Por, libri qe ngjalli polemika vazhdon te tregtohet e te shitet masivisht, pasi konfiskimi i “Mein Kampf” mund te behet vetëm një vendim gjykate.