E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA eshtja e borxhit krijon tensione te reja nderpartiake

Ne javet e ardhshme Kongresi Amerikan pritet te ngreje kufirin e huamarrjes nga qeveria duke i lejuar asaj te huazoje fonde shtese dhe te paguaj detyrimet ndaj borxhit prej 14 trilione dollaresh qe ka vendi. Kongresi asnjehere nuk ka votuar kunder kufirit te huamarrjes. Votimi kunder kesaj mase do te ishte veprim i rrezikshem qe mund te shkaktoje probleme te medha financiare. Por votimi kunder kesaj mase per ligjvenesit eshte me pak i pakendshem sesa dhenia e autorizimit per rritjen e borxhit te vendit. Votat gjithmone jane objekt kritikash partiake ne kete kohe kur negociatat mes partive jane te veshtira.

Me perjashtim te nje periudhe te shkurter ne fund te viteve 1990 kur Shtetet e Bashkuara gezonin suficit buxhetor qeverise federale i eshte dashur te marre gjithnje e me shume hua per te mbuluar borxhin e akumuluar te deficiteve vjetore. Dhe cdo here qe qeveria perballet me tavanin e huamarrjes Kongresi duhet te nderhyje per te rritur kufirin e ketij tavani.

Zakonisht partia ne pushtet sherben si zeri i arsyes dhe i pergjegjesise duke u bere thirrje ligjvenesve per te veprojne sic duhet per te mbajtur gjalle qeverine. Udheheqesi i shumices demokrate ne Senat Heri Rid nje nga udheheqesit kryesore te Partise Demokrate te presidentit Barak Obama ne Kongres u shpreh keshtu kohet e fundit

Nuk kemi rrugedalje tjeter. Te gjithe ne bote e pranojne se Shtetet e Bashkuara nuk mund te mos paguajne detyrimet e borxhit. Ne kemi nje kredi qe duhet ta paguajme.

Por per partine ne pakice votimi per tavanin e borxhit ofron nje mundesi per grindje partiake. Ja cfare ka thene senatori Rid si udheheqes i pakices ne vitin 2006 kur republikanet kontrollonin senatin

Si mund tua shpjegoj shumica republikane ne kete Kongres zgjedhesve te tyre se borxhi i ri prej triliona dollaresh eshte gje e mire per ekonomine

Ate vit demokratet ne senat votuan kunder rritjes se tavanit te borxhit te bindur se shumica republikane do te kishte votat e nevojshme per te rritur kufirin e huamarrjes dhe shmangien e nje krize fiskale. Mes atyre qe votuan kunder kesaj mase ishte edhe senatori i atehershem Barak Obama i cili argumentoi se ngritja e kufirit te borxhit perbente nje deshtimit te udheheqjes ekonomike nen presidentin e atehershem Xhorxh W Bush.

Sot presidenti Obama i sheh gjerat ndryshe. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Karni u shpreh keshtu per votimin e zotit Obama ne vitin 2006

Presidenti shpreh keqardhje per votimin dhe mendon se ishte veprim i gabuar. Ai e kupton tani se ngritja e tavanit te borxhit eshte aq e rendesishme per ekonomine e vendit dhe ekonomine globale sa qe nuk duhet luajtur me te.

Demokratet nuk jane te vetmit qe kane ndryshuar qendrim per kete ceshtje. Ne vitin 2002 ligjvenesi republikan Majk Penc nga shteti Indiana mbajti nje fjalim ne Dhomen e Perfaqesusve para votimit per ngritjen e tavanit te borxhit

Kam ardhur ketu duke besuar si shume njerez qe une perfaqesoj se nese je ne borxh borxhi duhet ta paguash.

Sot shume republikane refuzojne te angazhohen per ngritjen e tavanit te borxhit per aq kohe sa presidenti Obama nuk bie dakord per shkurtime te medha te shpenzimeve ne programet e mbeshtetura nga demokratet.

Ja si u shpreh anetari i Kongresit Penc ne fillim te ketij viti

Nuk do te mbeshtes rritjen e tavanit te borxhit pa marrjen e masave per ndryshme te verteta te shpenzimeve.

Analistet thone se votimet ne vija partiake mbi ceshjten e ngritjes se tavanit te borxhit nuk eshte dicka e re. Mark Golduein eshte drejtor i politikave ne organizaten Komisioni per nje Buxhet Federal te Pergjegjshem me seli ne Uashington.

Gjithnje ka pasur konflikte politike rreth ceshtjes se borxhit. Dhe partia ne pushtet gjithmone voton per ngritjen e tavanit te borxhit dhe partia ne opozite fajeson partine ne pushtet per krijimin e  deficitit. Por kjo nuk eshte nje arsye per te mos shfrytezuar tavanin e borxhit per tu perqendruar ne ceshtje te borxhit. Ne duhet ta ngreme kufirin e borxhit por duhet gjithashtu te fillojme te mendojme seriozisht rreth zgjidhjes afat gjate te problemit te borxhit.

Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara kaluan kufirin e huamarrjes prej 14.2 trilione dollaresh. Ekonomistet thone se vendi mund te mos jete ne gjendje te paguaj detyrimet e tij nese nuk ngrihet tavani i borxhit deri ne muajin gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›