Greqi Emigrantet e ndjejne veten te rrezikuar

Nderkohe qe ekonomia greke perpelitet ne prag te falimentimit nje pjese e zemerimit po drejtohet ndaj dhjetera mijera emigranteve qe jetojne ne kryeqytetin Athine. Shume greke ua hedhin atyre fajin per nivelet e krimit ne rritje dhe te papunesise. Grupet e emigranteve thone se autoritetet shpesh lene ne heshtje majde i inkurajojne sulme raciste kunder tyre. Sic njofton korrespondenti yne Henry Ridgwell nga Athina vrasja e nje qytetari grek nga nje person i panjohur ka shkaktuar nje vale dhune kunder emigranteve ne te gjithe kryeqytetin.
Emigrantet afgane Hafeez Muhamedi dhe Sahil jane duke mesuar gjuhen angleze ne nje shkolle mbremjeje te Athines. Ashtu si qindra te huaj te tjere qe jetojne ne Greqi Hafeez ishte kohet e fundit ne shenjester te turmave anti-emigrante ne rruget e Athines. Ne syrin e tij te djathte ende duken plaget.
Isha duke u kthyer ne shtepi nga puna. Kur po ecja ne rruge shikoj 6 ose 7 njerez qe vijne perballe meje. Me pane dhe nuk folen fare pastaj papritur filluan te me rrahin. Nuk flisnin fare por me qellonin ne fytyre ne anen e pasme te kokes dhe ne te gjithe trupin.
Greqia eshte shume prane falimentimit. Perballe papunesise ne rritje dhe masave te rrepta shtrenguese ne shoqerine greke po zjen nje vale zemerimi. Te huajt jane mes viktimave te ketij zemerimi. Kjo demonstrate kunder emigranteve ne fillim te ketij viti ne Athine ishte njera prej shume te tillave qe u shnderruan ne dhune.
Megjithate fluksi i emigranteve qe hyjne ne Greqi nuk ka te ndalur. Deri ne 300 njerez ne dite te perpiqen te kalojne lumin Evros qe ndan Greqine dhe Turqine - per te hyre ne Bashkimin Evropian. Qendrat e paraburgimit jane plot e perplot prandaj shumica e te ardhurve lirohen pas disa ditesh.
Nasim Lomani i cili eshte vete emigrant afgan ka ngritur nje organizate ne mbeshtetje te emigranteve.
Ata nuk mund te gjejne pune nuk mund te aplikojne per azil ata jane pa dokumente keshtu qe jetojne ne rruge. Per te gjitha problemet e grekeve fajin e kane emigranteve dhe jane ata qe paguajne. Kjo eshte gjendja reale ne Greqi.
Greqia thote se pjesa tjeter e Evropes duhet te beje me shume per ta ndihmuar ate te perballoje fluksin e te ardhurve. Shume greke si Nicholaos Sofos thone se vendi nuk mund te pranoje me emigrante.
Greket po kalojne kohe jo te mira. Ata paguajne taksa kane shume shpenzime. Cilesia e jetes ketu ne Greqi ka rene. Njerezit qe vijne nga keto vende nga Pakistani Afganistani Bangladeshi jane aq shume saqe askush nuk mund ta kontrolloje me situaten.
Sulmet jane intensifikuar pas vrasjes se nje shtetasi grek ne Athine ne fillim te majit nga nje person i panjohur. Nje dite me pas bandat e krahut te djathte filluan sulmet ndaj emigranteve - te cilet ata i mbajne pergjegjes per krimin ne rritje dhe papunesine.
Nje djale nga Bangladeshi u vra pak dite me pare ne qender te Athines. Me shume se 50 veta jane plagosur. Nga keta 50 persona rreth 30 qendruan ne spital disa dite. Gjate nates ata sulmuan shtepite e emigranteve thyen dyert dhe dritaret hyne brenda dhe rrahen njerezit madje hodhen bomba molotov ne shtepite e emigranteve.
Zoti Loman akuzon policine per arrestimin e emigranteve ndersa ben nje sy qorr ndaj dhunes qe vjen nga bandat e djathta. Hafeez dhe miqte e tij jane ne mesin e 50.000 emigrantet qe presin pergjigjen e aplikimeve te tyre per azil. Ai ka 5 vjet qe eshte ne pritje.
Ne nuk jemi te sigurt jemi ne rrezik. U larguam nga Afganistani per te shpetuar jeten per te jetuar te sigurt por tani shohim se ketu nuk jemi aspak te sigurt perkundrazi jemi ne rrezik dhe mund te vdesin.
Nderkohe qe qeveria greke perpiqet te beje shkurtime te metejshme te shpenzimeve emigrantet jane te shqetesuar se atmosfera armiqesore mund te behet edhe me e rrezikshme ne muajt e ardhshem.